• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zelensky: Aksioni rus në Donbas politikë e qartë gjenocidi. OKB: Mbi 4000 civilë të vrarë

droni by droni
27 May, 2022
in Rajoni
0
Zelensky pranon bisedimet në kufi me Bjellorusinë, ndërkohë Minsk u përfshi zyrzarisht në luftë. Del harta e zonave të pushtuara
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kremlini ka thënë se fajëson Ukrainën për ngrirjen e bisedimeve të paqes midis dy vendeve, duke thënë se është e paqartë se çfarë dëshironte Kievi.“Udhëheqja e Ukrainës vazhdimisht bën deklarata kontradiktore. Kjo nuk na e mundëson që të kuptojmë plotësisht se çfarë dëshiron pala ukrainase”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh më herët se ishte përpjekur disa herë të organizonte një takim me presidentin rus Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës, por se Rusia nuk dukej ende gati për bisedime serioze për paqe. “Ka gjëra për të cilat duhet diskutuar me liderin rus. Nuk po ju them se qytetarët tanë duan të bisedojnë me të, por ne duhet të përballemi me realitetin e asaj që po jetojmë”, tha Zelensky në një fjalim, duke iu drejtuar aktivistëve në Indonezi. “Çfarë duam nga ky takim, duam të kthehen jetët tona. Ne duam të rikthejmë jetën e vendit sovran në territorin tonë”, theksoi ai, duke shtuar se Rusia ende nuk është e gatshme për bisedime serioze për paqen. Sipas tij, rreth 12 milionë njerëz janë shpërngulur për shkak të luftës dhe rreth 6.6 milionë janë larguar nga vendi. Dihet se bisedimet e fundit të paqes, ballë për ballë janë mbajtur më 29 mars. Kontaktet kanë vazhduar nga distanca për disa kohë, por të dyja palët tani thonë se ato janë ndalur. Rusia nisi pushtimin e Ukrainës fqinje më 24 shkurt. Ndërkohë, forcat ruse po fillojnë avancimin e tyre më të fortë në javët e fundit, në rajonin lindor të Donbasit, pasi që në fillim të këtij muaji u tërhoqën nga kryeqyteti Kiev dhe nga periferia e qytetit të dytë më të madh, Harkivit. Ofensiva e intensifikuar e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës pasqyron “një politikë të dukshme gjenocidi”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të se premtes. Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar”, tha Zelensky. “Ata duan të djegin qytetet Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk në hi. Si Volnovakha, si Mariupol.” Në qytetet më afër kufirit rus si Donetsk dhe Luhansk, forcat ruse “mbledhin të gjithë ata që munden për të mbushur vendin e të vrarëve dhe të plagosurve në kontigjentin okupues”, tha Zelensky. E gjithë kjo, duke përfshirë dëbimin e popullit tonë dhe vrasjet masive të civilëve, është një politikë e dukshme gjenocidi e ndjekur nga Rusia”. Zelensky tha se ushtrimi i presionit ndaj Rusisë “është fjalë për fjalë një çështje e shpëtimit të jetëve” dhe se çdo vonesë, mosmarrëveshje ose propozim për “të qetësuar” Rusinë çon në “ukrainas të rinj të vrarë” dhe kërcënime të reja për të gjithë në kontinent.

Ndërkaq më shumë se 4.000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, megjithëse numri i saktë është ndoshta shumë më i lartë, tha Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Gjithsej 4.031 njerëz u vranë, duke përfshirë gati 200 fëmijë, sipas OHCHR, e cila ka dhjetëra vëzhgues në vend. Shumica u vranë gjatë bombardimeve ose sulmeve ajrore. OHCR nuk ka përmendur se kush ishte përgjegjës për vdekjet e civilëve. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në konflikt. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur me aktivistët indonezianë, më 27 maj, tha se rreth 12 milionë njerëz ishin zhvendosur për shkak të luftës në Ukrainë dhe se rreth 6.6 milionë ishin larguar nga vendi. Ne Polonine fqinje kane hyre 3,544,995 refugjate, ne Romania 972,203, ne Rusi 945,007, ne Hungari 654,664, ne Moldovi 473,690, ne Sllovaki 446,755 dhe ne Bjellorusi 27,308 refugjate. Polonia, Hungaria dhe Sllovakia nuk kanë kontrolle kufitare me pjesët e tjera të zonës Shengen të Bashkimit Europian. Shumë refugjatë që mbërritën për herë të parë në këto vende kanë lëvizur drejt vendeve të tjera. Republika Çeke ka dhënë më shumë se 350,000 viza urgjente për refugjatët ukrainas. Dhe më shumë se 700,000 ukrainas janë në Gjermani, 40% e të cilëve janë fëmijë. Disa ukrainas kanë udhëtuar në Rusi nga rajonet separatiste pro-ruse të Luhansk dhe Donetsk në lindje. a.b

Previous Post

Mbyten dy fëmijë në Liqenin e Prushit në Tiranë, polumbarët në kërkim

Next Post

Nxiren trupat e fëmijëve të mbytur në liqenin e Prushit

droni

droni

Next Post
Nxiren trupat e fëmijëve të mbytur në liqenin e Prushit

Nxiren trupat e fëmijëve të mbytur në liqenin e Prushit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.