Rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kanë qënë 6 fëmijë të futur në liqen. 4 ia kanë dalë të arrijnë në breg, 2 të tjerë jo. m.k











