“Tirana” u shpall kampione për herë të 26-të në Shqipëri. Tifozët e saj kanë festuar deri vonë në stadiumin ‘Selman Stermasi’ duke hedhur fishekzjarre nën tingujt e muzikës popullore tiranase.
Këtë vit në Conference League shkojnë Laçi, Partizani dhe Kukësi. Në Kategorinë e Parë këtë sezon ranë Dinamo dhe Skënderbeu.
Dy skuadrat që u ngjitën në Superiore janë Bylisi dhe Erzeni. Egnatia do të luajë në play-off me Korabin më 31 maj. r.s











