Roma u shpall këtë mbrëmje kampione e ‘Conference League’ në stadiumin ‘Air Albania’, duke fituar kundër holandezëve të Feynord me shifrat 1-0. Goli i vetëm gjatë ndeshjes u shënua nga Zaniolo në minutën 32.


Kjo është finalja e tyre e parë pas 30 vitesh. Ndërkohë mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla nuk luajti asnjë minutë për romanët të cilët në minutat e fundit u kthyen të gjithë në mbrojtje pas rrezikut që Feynord të barazonte shifrat.
Formacionet që luajtën finalen:
Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zalewski; Pellegrini, Zaniolo; Abraham
Feyenoord (4-2-3-1): Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Kokcu; Nelson, Til, Sinisterra; Dessers.











