Rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë.
Ajo ishte larguar nga banesa më datë 12 maj 2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.a.b












