U nda nga jeta edhe Xheku Logu,19 vjeçari i aksidentuar sot në orët e para të mëngjesit në rrugën e kombit Kalimash-Morinë, në afërsi të fshatit Kolsh.
Në aksident humbi jetën Andi Rrustaj, 25 vjeç, daja i Xheku Logut. Automjeti tip “Benz” me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës. a.b











