Mësohen disa nga emrat e personazheve të njohur të botës së krimit, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste.
SPAK ka kërkuar arrestimin e Suel Çelës, Sokol Sanxhaktarit dhe Kamer Mehja në Elbasan.
Po ashtu mësohet se është arrestuar edhe një oficer policie.
Hetimet për aksionin e sotëm udhëhiqen nga 3 prokurorë, Doloreza Musabelli, Behar Dibra dhe Altin Dumani, ndërkohë që janë 3 grupe kriminale të goditura.











