• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bisedimet e NATO-s me Finlandën, Suedinë ngecon, por do të vazhdojnë

droni by droni
19 May, 2022
in Kryesore, Rajoni
0
Bisedimet e NATO-s me Finlandën, Suedinë ngecon, por do të vazhdojnë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dërguarit e NATO-s nuk arritën një konsensus të mërkurën nëse do të fillonin bisedimet e anëtarësimit me Finlandën dhe Suedinë, thanë diplomatët, ndërsa Turqia përsëriti kundërshtimet e saj ndaj pranimit të dy vendeve nordike, raporton Zeri i Amerikës.

Të dërguarit u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel pasi ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë paraqitën kërkesat me shkrim për t’u bashkuar me organizatën ushtarake, një lëvizje që shënon një nga pasojat më të mëdha gjeopolitike të luftës së Rusisë në Ukrainë – dhe që mund të rishkruajë hartën e sigurisë së Evropës.

Diplomatët, të cilët nuk deshën të përmenden për shkak të natyrës së ndjeshme të procedurave, nuk pranuan të thonin saktësisht se kush ose çfarë po e pengonte procedurën. Ata vunë në dukje mesazhet e shumë prej 30 aleatëve të NATO-s që mirëpresin kërkesat e Finlandës dhe Suedisë.

Ambasadori i Lituanisë Deividas Matulionis tha për mediat suedeze dhe finlandeze se të dërguarit kishin shkëmbyer mendime rreth sigurisë së tyre kombëtare. “Diskutimi ishte për këtë çështje, por i takon Turqisë të komentojë,” tha ai.

Zyrtarët e NATO-s gjithashtu refuzuan të jepnin hollësi. Ata nënvizuan komentet më herët të mërkurën nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, se “ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë një përfundim të shpejtë”. Takimet dhe kontaktet diplomatike që synojnë zgjidhjen e problemit do të vazhdojnë.

Por Turqia është aleati i vetëm që ka shprehur qartë kundërshtimin e saj. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan këmbëngul se Finlanda dhe Suedia duhet të tregojnë më shumë respekt për shqetësimet turke rreth terrorizmit. Ai po refuzon të heqë dorë nga ajo që ai thotë se është mbështetja e supozuar e këtyre dy vendeve për militantët kurdë.

Presidenti Erdogan akuzon të dy vendet se kanë mbyllur një sy ndaj aktiviteteve të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK-së, edhe pse grupi është në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian.

“Ju nuk na dorëzoni terroristët, por na kërkoni që t’ju lejojmë të anëtarësoheni në NATO. NATO-ja është një entitet i sigurisë. Është një agjenci sigurie. Prandaj, ne nuk mund t’i themi “po” heqjes së sigurisë së kësaj organizate”, tha ai të mërkurën, në një fjalim para deputetëve të partisë në pushtet.

Dita filloi me një notë optimiste. Zoti Stoltenberg tha fillimisht se aleanca ushtarake është e gatshme për të shfrytëzuar një moment historik dhe për të lëvizur me shpejtësi për të lejuar Finlandën dhe Suedinë të bashkohen në radhët e saj, pasi të dy vendet paraqitën kërkesat e tyre për anëtarësim.

Unë mirëpres ngrohtësisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ju jeni partnerët tanë më të ngushtë”, tha zoti Stoltenberg. “Të gjithë aleatët bien dakord për rëndësinë e zgjerimit të NATO-s. Të gjithë jemi dakord që duhet të qëndrojmë së bashku dhe të gjithë jemi dakord se ky është një moment historik që duhet ta shfrytëzojmë”.

“Kjo është një ditë e mirë në një moment kritik për sigurinë tonë,” tha zoti Stoltenberg i entuziazmuar, ndërsa qëndronte përkrah dy të dërguarve, me flamujt e NATO-s, Finlandës dhe Suedisë në sfond.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar që aleanca të ndalojë zgjerimin drejt kufijve të Rusisë dhe disa aleatë të NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kanë sinjalizuar se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje sigurie për Finlandën dhe Suedinë nëse Kremlini përpiqet të provokojë ose destabilizojë këto vende gjatë kohës që duhet për t’u bërë anëtarë të plotë.

Vendet do të përfitojnë nga garancia e sigurisë e nenit 5 të NATO-s – pjesa e traktatit themelues të aleancës që theskon se çdo sulm ndaj një anëtari do të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve – pasi të përfundojë procesi i ratifikimit të anëtarësimit, ndoshta pas disa muajsh.

Kryeministri britanik Boris Johnson mirëpriti aplikimet e tyre në një postim në Twitter dhe tha se “ambiciet e tmerrshme të Putinit kanë transformuar strukturën gjeopolitike të kontinentit tonë”. Gjermania, Italia, shtetet baltike dhe Republika Çeke folën pozitivisht për kandidatët.

Nëse kapërcehen kundërshtimet e zotit Erdogan dhe bisedimet e anëtarësimit shkojnë ashtu siç pritej, të dyja vendet mund të bëhen anëtarë së shpejti. Procesi zakonisht zgjat tetë deri në 12 muaj, por NATO dëshiron të lëvizë shpejt duke patur parasysh kërcënimin nga Rusia që qëndron mbi kokat e vendeve nordike.

Opinioni publik në Finlandë dhe Suedi është zhvendosur fuqishëm në favor të anëtarësimit që kur Rusia filloi sulmin kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Finlanda dhe Suedia bashkëpunojnë ngushtë me NATO-n. Ato kanë demokraci funksionale, forca të armatosura të mirëfinancuara dhe kontribuojnë në operacionet ushtarake të aleancës dhe patrullimin ajror. VOA

Previous Post

PALASË/ Rrymat tërheqin në thellësi të detit pedalinën me 2 persona, policia tregon përpjekjet për shpëtim

Next Post

Aksidenti i rëndë në Milot-Mamurras, 1 pa jetë, 4 të plahosur

droni

droni

Next Post
FOTO/ Prek Tonaj ishte dënuar në herët për tentativë vrasje, vëllai iu vra vite më parë

Aksidenti i rëndë në Milot-Mamurras, 1 pa jetë, 4 të plahosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.