Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi u përfshi në debatin për gjykatat pas një komenti të Berishës në lidhje me një deklaratë politike të gjykatës së Apelit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “twitter”, Bardhi tha se Berisha duhet t’i jepte fund hipokrizisë duke njohur vetëm vendimet e gjykatave që i interesonin atij personalisht. Bardhi kërcënoi një ditë para vendimit, gjykatësin Zhukri pak javë më parë duke krijuar njënprecedent të dëbueshëm presionin mbi gjyqtarin para marrjes së vendimit.
Postimi i Bardhit:
Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.
Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve. a.b











