Vlorë/Informacion shtesë
Policia konfirmon vdekjen e dy personave nga aksidenti tragjik në bypasin e Vlorës teksa një kamion u rrëzua dhe zuri poshte drejtuesin e mjetit dhe një punëtor.
”Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi Armand Beu, 32 vjeç,banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi Klajdi Kaja, 28 vjeç, banues në Lushnje”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b











