Një polic humbi jetën këtë pasdite në një aksident qe ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll.
Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën, ndërsa ka ndërruar jetë drejtuesi 40 vjeç, polic në burgun e Shënkollit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi rrethanat e aksidentit të rëndë.
Motori është përplasur me shtyllën duke lënë kështu të vdekur 40 vjeçarin Pashk Dlia, i cili punonte si oficer policie në burgun e Shënkollit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. a.b











