• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Eh mor Xhat, i riparimit të këpucëve në hyrje të rrugës së ambasadave

droni by droni
14 May, 2022
in Kryesore, Opinion
0
Këpucari zgjidh problemin e distancimit social, krijon këpucët anti-Covid
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Këpucari – pianist

Ishte një këpucari te rruga e Kavajës, disa këpucarë në të njëjtin lokal madje, ishte edhe usta Xhati, aty përballë ish stabilimentit Mihal Durri, sot fillimi i rrugës të ambasadave, këpucarë me nam, riparues mjeshtra!

E fuste thumbin në gojë, me e lag me pështymë para se ta ngulte pak në shuallin e ri të këpucës. Dukej se puthte çdo thumb Xhati! Para se të ta vinte te këpuca jote.

Palé kur pastaj ja jepte me çekiç, nga dyzet cm larg me ngritje krahu çekiçi fluturonte drejt e mbi kokën e thumbit. I binte edhe dy a tre herë të tjera nga pak sikur e përkëdhelte me kokën e çekiçit. Sikur i binte pianos mër jahu! Tat tak tuk tuk tiiik taaaaak.

Palé kur i vinte mastiçin këpucës për ta ngjit. E lyente mirë me gishtin e mesit dhe pastaj e përhapte te astari poshtë shuallit. Dhe fundin e gishtit e fshinte te përparësja gjysëm prej cope gjysëm prej lëkure. Ishte përparësja e tij një pëlhurë pikture magjepëse sa këta piktorët tanë sot vështirë se e bëjnë me përjashtim të njërit.

E shihte shuallin e këpucës të klientit dhe i thoshte : Ke filluar me marrë pak peshë këto kohët e fundit, kujdes diabetin o shok se këpuca nuk më flet mirë, ka filluar të hahet shpejt! Hajde laborator hajde!

Ose: Ore mos ke ndonjë kallo, se shoh sikur njëra këpucë ka ngrënë pak më shumë djathtas sesa tjetra!

Zgjaste klienti të merrte këpucën e rregulluar por Xhati i madh nuk ja jepte: Prit, o burrë sa me vrull e merr! Merrte një sfyngjer të vogël, e zhyste në kuti me bojë kafe dhe me delikatesë e priste te thembra e këpucës duke e lyer bukur!

Gishtin me bojë e fshinte përsëri te përparësja. Përzihej e kafta e bojës me të bardhën si spermë të mastiçit dhe jepte lloj lloj figurash që aman o Zot. Ta merrte mendjen piktura abstraksioniste e Xhatit në përparëse e vet, nuk kishte as Vasilij Kandiskij ta shpjegonte!

Diçka midis artit kubist dhe atij dadaist!

Zgjat prapë dorën ti! Ai ngrinte sytë e qeshur, me fytyrën si Zhan Mareja dhe flokët e lidhur me spango që mos i binin si ujëvara mbi këpucë kur ulte kokën. Priiiit! Dhe me futën prej cope i jepte shkëlqim bojës të sapo vënë.

Jallah, fuqia e fërkimit të tij mbi këpucë sikur e bënte të nxirrte xixa. Llustra!

Lërë sholli. Lëkurë viçi e freskët. E verdhë si ar. Hajde nostalgji për këpucarët hajde!!!!

Ta kapje shollin me vinç dhe suprinën me traktor dhe t’i tërhiqnin në anë të kundërta, me siguri që traktorit i këputeshin zinxhirët kurse vinçi përfundonte në Lanë, po këpuca nuk jepej më! Si varr Faraoni!

Kur u hypje atyre këpucëve dukeshe se kishe hyp në një Toyota Yarris elektrike nga ato të prodhim 2022. Kishte lezet ta përplasje këmbën në pllakat e bulevardit ku ishte shkruajtur : Lutemi mos pështyni për tokë!

Ku të linte Xhadi të ikje pa të vendosur pafkat te këpuca e riparuar që donte pastaj nja tre vjet të prishej. Të shifte nga surrati. Po të ishe pak garip e kuptonte ai dhe ta vinte pafkën metalike para e pas. Ta kërcisje si oficer ukrainas në rrugët e Kievit!

Lëre çfarë e pyet! Ato pafka të jepnin bindjen se ti ekzistoje! Autoritar tjetri nga pafkat e Xhadit. Paf, paf, paf. Nuk bëzante njeri në lagje kur ecte klienti i Xhadit. Të hiqte depresionin. Nuk pyeste njeri mbi ato pafka më: A jam apo nuk jam ? – si Dekarti. Nëse nuk jam kush i përplas këto pafka në xhade? Pra, jam!

Sa të bën haku o Xhad?

Aq mo 30 lekë. Këpucët e reja sa një gjys buke te Xhadi! Dhe e bukura se lëkura e sipërme vjetërohej ndërkohë që sholla ishte vendosur e re! Nuk vriste këpuca më! Ishte miqësuar me këmbën!

Po mirë more mirë, mirë tokën që e thamë, po riparuesit e këpucëve pse i zhdukëm o burrë! Këpucarët tiranas mo! Pianista çekiçi. Puthnin gozhdën mo, si karamele e lëpinin? Gjurmonin thembrën për ta lyer me bojë dhe llustruar.

Lëre muhabetin që bënin, si berberët. Të gjithë disidenta! Agjitacion e propaganë 24 orë në 24!

Kishte lezet sa bukur e fshihnin muhabetin duke e treguar si ngjarje e ndodhur diku! Ku kishte zot që t’i kapte! Në rrjetë binin vetëm ata që nuk ishin këpucarë dhe orëndreqësa. Këta e vinin çdo pushtet në majë të çekiçit, të lugës!

Ku t’i gjej mo? Një palë këpucë atlete pyes sot sa janë: 350 euro më tha shitësja! Oooo pika të raftë, dy palë këpucë dhe një xhakavento femrash, ngjyrë rozë, pa mengë është gjithë paga ime si akademik, profesor, doktor, lëre moooo!

Akademik, doktor, piktor, pianist, ishte Xhadi, a Xhati sikurse ja ndryshonin atë bashkëtingëllore me elegancë në varësi të fillimit dhe mbarimit të punës!

E mor Xhat, mor Xhad, rahmet paç, ti edhe këpucarët e tjerë që u zhdukën, sa herë futem te rruga e ambasadave më kujtohesh ti? Kthej kokën nga dyqoni juaj dhe me neveri shoh këpucët e mia të reja Nike!

Nike, i vërtetë, apo fallco, nuk e di më!

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/ Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një fuoristrade në dalje të Lezhës

Next Post

EMRAT/ Kush ishte në makinën që u qëllua në Lezhë, policia jep detajet

droni

droni

Next Post
EMRAT/ Kush ishte në makinën që u qëllua në Lezhë, policia jep detajet

EMRAT/ Kush ishte në makinën që u qëllua në Lezhë, policia jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.