• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në Elbasan, nis turi për garën e kryetarit të PD. Berisha në panel me një grup ekspertësh të rinj

droni by droni
13 May, 2022
in Kryesore, Politika
0
Berisha në Elbasan, nis turi për garën e kryetarit të PD. Berisha në panel me një grup ekspertësh të rinj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryeministri Berisha ka nisur turin e tij elektoral për zgjedhjen e kryetarit të PD me 22 maj fillimisht nga Elbasani. Ai shoqërohej në podium nga një grup të rinjsh nga ky qytet; Malbor Duka – Mjek, Menada Bregu – studente Finance, Megi Balliu – Financiere, Albano Stolaj – Arbiter Futbolli, Jola Hysaj -Pedagoge, Erges Eskiu-Logoped/Pedagog.

Pjesë nga fjala e Berishës në Elbasan:

Unë kam ardhur sot para jush pas një turi të gjatë disa mujor. Kemi diskutuar bashkë me ju, me demokratë dhe qytetarë në qytete të tjera probleme të shumta. Ne së bashku e dimë diagnozën, bashkë i njohim problemet, ju po aq sa edhe unë. Gjithnjë kam menduar dhe mendoj, nga t’ia nisim për të ndryshuar këtë shoqëri dhe këtë vend, çfarë duhet të bëjmë ne për të realizuar qëllime që vendi të mos rrokulliset, që të vendi të mos pakësohet kështu siç po pakësohet, të mos varfërohet kështu siç po varfërohet, por edhe të mos poshtërohet kështu siç po poshtërohet.

Me veten time, vij tek ju me bindjen më të thellë se, ne të gjithë së bashku duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe për këta njerëz, për qytetarët tanë dhe për Shqipërinë. Asgjë nuk jep më shumë dhe nuk kushton më pak. Duhet ta nisim pikërisht nga ajo që u mëkojmë fëmijëve tanë, duhet ta nisim doemos nga ajo sepse kur e shikon këtë vend në çdo skaj, në çdo cep dhe kudo, ky është një vend me potenciale të mëdha, ky është një vend ku ne të gjithë duhet të jetonim, nuk po them si në Zvicër, por krejt më ndryshe nga çjetojmë. Ky është një vend në të cilin fëmijët, të rinjtë duhet të ndërtonin dhe duhet të ndërtojnë ëndrrat e tyre. Por kjo sot nuk ndodh, sigurisht që kjo nuk ndodh jo se siç thoshte dikur Faik Konica janë vetëm 37 shqiptarë që e duan Shqipërinë, jo Shqipërinë e duan me qindra e mijëra dhe shumica e shqiptarëve. Nuk ndodh as ashtu siç thoshte Harry Fultz edhe ky mik i madh i kombit tonë, se këta janë njerëz inteligjentë, por problemi i tyre është se kanë kryesisht interesa vetjake. Në këto thënie që nuk i përgjigjen realitetit, nuk i janë përgjigjur as në atë kohë, unë mendoj se njeriu, ndoshta më inteligjent që ka nxjerrë raca shqiptare atë fjalë e ka thënë në dëshpërim. Mendoj se edhe miku ynë i shquar Harry Fultz ka qenë i ndikuar nga individualiteti i fortë i shqiptarëve. Por sërish në këto thënie e vërteta është se ne duhet të duam me shumë Shqipërinë, duhet të duam me shumë kombin tonë, duhet të mendojmë më shumë se çfarë të bëjmë në mënyrë që të mos mbetemi këta që jemi.

E thashë edhe në fillim, nuk ka faktor më të fuqishëm, nuk ka interes më suprem se interesi kombëtar i njeriut. Kur ne u themeluam në vitin ’90, kishte një propagandë të fuqishme komuniste, kishte një propagandë e cila bazohej në nacional-komunizmin i cili në të vërtetë ishte një doktrinë fund e krye antishqiptare me pasojat e saj, por megjithatë kryefjala e atij mitingu kur themeluam PD ishte një: interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar. Në këtë kontekst mendoj se ai yll polar na ndriçoi rrugën, për të transformuar vendin. Na ndriçoi rrugën për të bërë Shqipërinë një vend krejt tjetër. Por, në këtë udhëtim, drita e tij ka njohur zbehje të mëdha.

Ne jemi një komb pa kushëri, pra në një aspekt i tillë është kombi ynë, nuk jemi sllavë, por nuk jemi vetëm ne pa kushërinj, ka edhe kombe të tjera. Ne dhe çdo komb ka kundërshtarët, keqdashësit e vet të cilët duan ta shohin kombin poshtë dhe më poshtë. Dje unë lexova në Parlament një paragraf nga elaboratet e Çubrilloviç ku gjithçka e lidhte me dëmtimin, me shuarjen tonë në mënyrë që kombi serb të ngrihej. Por problemi është, mirë të themi antishqiptarët apo ata që unë i kam quajtur albanofobë, ata ekzistojnë për çdo komb, por ne shqiptarët kemi një fatkeqësi, kemi një sintonizim, një bashkërendim dhe qoftë pa asnjë lloj marrëveshje, as të fshehtë as të hapur, por një sintonizim me akte, qëndrime dhe veprime të tyre.

Nëse Çubrilloviç thoshte “për të hapur hapësirë, duhet të ngushtojmë hapësirën e tyre, për të qenë në shumë, duhet të jenë ata pak”, sot kjo po ndodh. Sot për herë të parë ndoshta në histori, ne kemi 2 mijë vdekje më shumë se lindjet, këtë vit. Ne shkojmë drejt një rrokullisje. Pse? Sepse ne kemi një qeveri e cila mban fjalime çdo ditë. Unë rri aty në Parlament dhe dëgjoj ata deputetë, ata flasin për veten e tyre, nuk flasin për qytetarët, jo. I dëgjoja dje deputetët e PS, zonja, flisnin sikur gruaja shqiptare ishte më e lumtura, por çka se në të vërtetë ajo është më hallemadhja, ajo është nëna më e lënduar, sepse më shumë se të gjitha nënat e tjera ajo përcjell fëmijët e vet në emigracion, në pasiguri, ajo robtohet në vështirësitë për të mbajtur familjen, për të shkolluar fëmijët, për t’i nisur siç duhet në shkollë. Njëlloj si në diktaturën komuniste, propaganda, lustër, lumturi, suksese. Pse vjen kjo? Sepse mungon dashuria për qytetarin, për vendin. Një njeri që e ka këtë dashuri, nuk mund t’i lejojë vetes të flasë dhe të recitojë në atë mënyrë.

Shembuj të tillë mund të rreshtoj me qindra. Të gjitha mund të ndryshohen, ju e dini, nuk ka vend të pasur si Shqipëria, por problemi është se cili është raporti i pushtetarëve me qytetarët dhe cili është raporti me interesin kombëtar. Padiskutim në këtë raport mëkatarët e vërtetë janë ata politikanë që për interesat më meskine, më të vogla, që s’kanë asnjë lidhje me ju, kryejnë veprime kryekëput kundër interesit të vendit dhe interesit tuaj. Por duhet të jemi realistë se këtu ekziston edhe një problem me përgjegjësinë qytetare dhe ne do të luftojmë në këtë drejtim. Dhe ky problem qëndron. Unë si qytetar a duhet të shes votën apo jo? Sepse jemi në një rrokullisje të vërtetë. Nëse ne vëmë interesin kombëtar, interesin shoqëror, ne kurrë nuk duhet ta bëjmë atë. Sepse ne nuk e ndalojmë dot këtë rrokullisje. Qytetarëve të përgjegjshëm dhe shqiptarët e kanë faktuar këtë, kur ka ardhur puna për një interes kanë sakrifikuar edhe jetën e shumë gjë. Pra, është koha të sakrifikojmë diçka për dashurinë për vendin, për dashurinë për kombin dhe në mënyrë absolute gjithçka fillon këtu.

Unë sot e kisha fare të lehtë, se kjo libraria ime digjitale ka faqe sa kjo sallë kundër Edi Ramës dhe qeverisë aktuale dhe ato janë të vërteta, nuk janë krijesa e shpikje, ato i dinë të të gjithë. Por si të ndryshojmë? Cila është rruga për ta ndryshuar? Janë idealet tona. Dhe në një moment kur ju u ngritët kur e patë se PD po rrokullisej, po dilte nga skena dhe e ndjetë e vendosët të rikthehet dhe e rikthyer, e rithemeluat. Në këtë stad ne realizuam atë që të paktë ishin ata që e imagjinonin dhe ne e realizuam me idealet tona, me besimin tek njëri-tjetri me dashurinë për PD dhe për vendin. Sepse vendi duhet të ketë opozitë të vërtetë. Asnjëri nga ju që nuk keni fituar asgjë këto muaj sakrifica, mundime, por e keni bërë sepse Shqipëria duhet të ketë opozitën e vërtetë sepse vetëm opozita e vërtetë fiton, vetëm ajo jep garanci për të fituar. Por tani na duhet stacion tjetër, na duhet të fitojmë çdo mendje, çdo zemër, ne nuk blejmë vota, nuk bëjmë presione, nuk frikësojmë njerëz, përkundrazi ajo çka ne ofrojmë, respekt dhe dashuri për vendin, për kombin, për individin.

Kam ardhur tek ju t’ju ftoj që të vazhdojmë këtë betejë në interesin më të mirë të gjithsecilit. Nuk ka interes më fisnik se interesi kombëtar, nuk ka fatkeqësi më të madhe se ta braktisësh atë në funksion të albanofobëve.

  1. Unë e kuptoj se shumë debate ka patur për qëndrimin e Sali Berishës dhe jam i bindur se jo të gjithë e kanë patur të qartë se ky qëndrim në mënyrë absolute kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe këtë komb dhe kjo ishte forca ime. E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha: ‘Po qe se nuk e përjashton Berishën fëmijët e tij do të kenë këto e këto pasoja’. Pastaj i them unë? – ‘Pastaj nëse nuk e përjashton, PD do të ketë këto, këto pasoja’. Pastaj i them unë? – ‘Por edhe Shqipëria do të ketë’! – Por i them unë, që të gjitha këto le të bëhen, sepse fëmijët e mi, Partia Demokratike, kombi im dhe vendi im me të keqen kanë turpërimin, përçmimin, nënshtrimin dhe atë unë s’mund ta pranoj kurrë.

Çfarë ndodhi në këtë rast? Një antishqiptar i tërbuar, siç është George Soros, i faktuar në të gjitha projektet e tij për ndarje, përçarje të Kosovës, për ideologjinë e tij që nuk pajtohet kurrkund me vlerat që ne besojmë, që nuk pajtohet kurrkund me interesat tona e pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm kundër meje duke shfrytëzuar Edi Ramën, bënë raporte mbi të cilat firmos Sekretari i Shtetit. Unë jam i sigurt se Anthony Blinken nuk është antishqiptar dhe ua them këtu në mënyrën më absolute, nëse do të kisha dyshimin më të vogël do ua thoja, nuk njoh asgjë para interesit kombëtar. Por ai nuk mund të jetë, ai nuk është dhe nuk ka asnjë arsye të jetë antishqiptar, por George Soros po, Edi Rama po. Jo se e them unë, por janë aktet që bën, ndër më turpërueset. S’kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja (rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën në Kuvend). Si mundet ne të mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që në një kamp ka varrosur 8 mijë djem dhe burra. Si mundet? Dhe pastaj vjen si njeriu që nuk ka përgjegjësi, por njeriu pa përgjegjësi ka qenë njeriu primitiv, u bëmë njerëz të qytetëruar dhe dolëm në civilizim sepse u bëmë të përgjegjshëm, morëm përgjegjësitë tona. Del dhe thotë se fajin e ka ky për rezolutën. Këta u bënë bashkë dhe më dizenjuan non grata. Tani, çfarë ishte kjo? Ishte një motiv i pakufishëm për të qëndruar kundër, nuk mundet që unë t’i lija kombit tim një turp të tillë, nuk mundet që unë t’i lija vendit tim një turp të tillë, nuk mundet që unë që t’i lija familjes time një turp të tillë, nuk mundet unë t’i lija vetes time një turp të tillë. Ndaj dhe unë vendosa. Por kjo është ajo që më motivonte mua, interesi kombëtar, krenaria e të qenit shqiptar edhe në situatën më të vështirë që kisha faktuar në jetën time.

Unë pres sot nga ju që të jepni mendimet tuaja, sugjerimet tuaja, çfarë duhet të bëjë PD, çfarë duhet të bëjmë ne për të bindur shqiptarët të mbrojmë interesin tonë kombëtar, të mbrojmë interesin e Shqipërisë dhe të ngrihemi fuqishëm se absolutisht edhe njëherë e them se tokë dhe vend me potencialet e këtij vendi nuk ekziston mbi tokë.

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/ Numër konstant infektimesh të reja nga covid prej dy javësh. Sa janë infektimet në çdo qytet në 24 orë

Next Post

Gazetari investigativ paralajmëron arrestime të bujshme pas dëshmisë së Dumanit

droni

droni

Next Post
Gazetari investigativ paralajmëron arrestime të bujshme pas dëshmisë së Dumanit

Gazetari investigativ paralajmëron arrestime të bujshme pas dëshmisë së Dumanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.