Tre autorët e grabitjes së filialit të BKt në Koplik kanë arritur të marrin 10 mijë euro, 1 mijë dollarë dhe 400 mijë lekë të reja.
Autorët kanë kërcënuar me armë gjatë grabitjes dhe me pas janë larguar me makinën tip Volkswagen që e dogjën më pas në periferi të Koplikut.
Personat e dyshuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.
Mësohet se zona ku gjendet banka ka shumë biznese dhe kamera, ndërkohë që nga të dhënat e para, dyshohet për tre persona të përfshirë. a.b











