Anetari i Komisionit te Rithemelimit Genc Pollo takon deputetin e CDU ne Bundestag, Volkmar Klein.
“Partia simotër në PPE, e interesuar për një PD të fortë e të bashkuar që realizon kontrollin demokratik në opozitë dhe përgatit alternativën qeverisëse”, shkruan Pollo në rrjetet sociale pas këtij takimi.
Postimi i Pollos:
Sot në Tiranë me deputetin e CDU në Bundestag z Volkmar Klein.
E urova për fitoren e djeshme në Schleswig-Holstein ku CDU arrit kuota historike maksimale.
CDU, si parti motër në PPE, është e interesuar për një PD të fortë e të bashkuar që realizon kontrollin demokratik në opozitë dhe përgatit alternativën qeverisëse.
Biseduam për sfidat tona e bashkëpunimin e ardhshëm mes dy partive. GP











