Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja u shkarkua nga KPK pasi kishte lidhje me krimin dhe probleme nga ana profesionale. Pas seancës të KPK, Ndoja nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në gjykatën e Strasburgut.
Prokurori i Durrësit, Arian Ndoja u përball në KPK me barrë prove për kontaktet me persona me “rrezikshmëri të lartë shoqërore” dhe precedentë penalë. Ndoja u mbrojt duke vënë në diskutim procedurën e ndjekur nga KPK, ndërsa i cilësoi gjetjet si ‘thashetheme pa prova”. a.b











