Një 28 vjeçar me emrin Ilvi Stameta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë në Kavajë.
I riu u ndalua sot nga policia i dyshuar për vjedhje ndërsa rreth orës 19:08, Stameta ka vrarë veten në komisariatin e policisë. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera mbi ngjarjen tronditëse.
Deri më tani dyshimet janë se i riu mund të jetë vetëvrarë për shkak të gjendjes depresive ku ndodhej.
Trupi i viktimës është dërguar në morg, në qytetin e Durrësit për hetimet dhe ekspertizën e mëtejshme. m.k












