Mazhoranca ka propozuar sot në mbledhjen e kryesisë së kuvendit raundin e parë rë zgjedhjes së Presidnetit me 16 maj.
Ai ka rënë dakord me propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili ka kërkuar që data 10 maji të quhet si data e nisjes së procesit.
“Bie dakord me propozimin e Alibeajt, por mbledhja të konsiderohet vijuese. Pra data 16 të jetë raundi i parë i zhvillimit të procesit të votimit. Ndërsa data 10 të jetë data e nisjes së procesit. Do ju ftoja të tre kryetarëve. Edhe zotin Alibeajn si kryetari i grupit më të madh opozitar. Që të mundësojmë një dialog parimor për Presidentin.” tha Taulant Balla. a.b











