Tyneli i Krrabës në autostradën Tiranë-Elbasan është bllokuat sot në mëngjes.
Burime bëjnë me dije se një mjet është djegur dhe janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi, duke paralizuar kështu dhe qarkullimin e automjeteve të tjera.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 04.05.2022, në tunelin Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin G. Q. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.












