Nesër do kryhet falja e Fiter Bajramit në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa edhe këtë vit ceremonia fetare do të bëhet aty.
Zëvendësmyftiu i Tiranës Erjol Haxhiu tha se namazi do të falet në orën 6:20 të mëngjesit.
“Po bëhemi gati që të kurorëzojmë gjithë ato punë të mira me festën e madhe të Fiter Bajramit, festë e cila është ditën e hënë, më 2 maj dhe do të festohet në sheshin ‘Skënderbej’ siç tashmë është bërë traditë e bukur. Namazi do të falet orën në 6:20”, tha Haxhiu për euronews albania tv.
“Është organizuar një ceremoni hapëse. Do të ketë ligjërata që flasin për mësimet që besimtarët duhet të marrin nga muaji i shenjtë i Ramazanit dhe vlerën që ka festa e Fiter Bajramit”, tregoi zëvendësmyftiu.
Falja e Fitër Bajrami përmbyll muajin e sakrificës dhe këtë vit ai përkon ditën e hënë.
Pritet që neser rë hapet edhe xhamia e madhe bri Parlamentit, dhuratë e Presidentit turk Erdogan. a.b











