Vera që po e lëmë pas ishte një verë e suksesshme për artistët shqiptarë, sepse hitet e publikuara gjatë kësaj sezone kanë arritur majat e suksesit të tyre duke u dëgjuar mjaft shumë.
Hitet më të klikuara të kësaj vere janë kënga e Encës dhe Noizyt “Bow Down” afër 29 milionë klikime, hiti i Capital T dhe Dhurata Dorës “Bongo” me 14 milionë klikime, dhe bashkëpunimi i Ghetto Geasy me Majk “Ajo” me afër 21 klikime.
E veçanta e hiteve të verës është kënga ereperitkosovar Mozzik “Cocaina” ku brenda tre jave ka arritur të marrë rreth 9 milionë klikime dhe është pritur mjaft mirë nga publiku.
Ajo çka i karakterizon këto hite mjaft të klikuara është se më shumë prej tyre janë bashkëpunime dhe nuk janë këngë solo, dhe bashkëdyzimi i dy këngëtarëve ka bërë që rezultatet të jenë lartë të arritshme./Sovrani.info/











