Një varr masiv që përmban 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit, lajmëroi sonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në një intervistë me mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për “pastrimin e gjurmëve” dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshëm për të djegur kufomat.
“Askush nuk e di se sa njerëz vdiqën në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim”, tha Zelensky, por nuk dha detaje të tjera.
Ukraina ka akuzuar më herët trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat ishin të pushtuara për javë të tëra nga Rusia.
Moska i ka hedhur poshtë akuzat. m.k












