Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 në Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Janë shoqëruar disa persona dhe po vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6. a.b











