• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Becheti apelon dënimin që mori nga Gjykata e Tiranës

droni by droni
28 April, 2022
in Kronika, Kryesore
0
STRASBURG/ Ja deklaratat e Ramës që Becheti po i kthen në para
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Francesco Bechetti është ankimuar për dënimin me 17 vjet burg që ka marrë nga gjykata e Tiranës.

Kundër vendimit kane paraqitur ankim tw pandehurit:Francesco Beccheti, Personi juridik “Energji” shpk, Personi juridik “Agonset” shpk, Liljana Condomiti, Personi juridik “400 KV” shpk,

Shorti elektronik për caktimin e relatorit të çështjes do të hidhet në datën 29.04.2022, ora 14:30

Ndërkohë që në Tiranë është dënuar me burg Becheti ka filluar të mbledhë nga qeveria shqiptare milionat e para pasi ka fituar një gjyq në arbitrazh prej rreth 120 milionë euro me qeverinë shqiptare të Edi Ramës.

Vendimi i gjykatës së Tiranës:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Francesco Celestino Beccheti për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë- parashikuar nga Neni 186/2-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit Francesco Celestino Beccheti për veprën penale të

“Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim- parashikuar nga Neni 135-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtate) vjet burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit Francesco Celestino Beccheti, për veprën penale të

“Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga Neni 144/a i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tete) vjet burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit Francesco Celestino Beccheti për veprën penale të

“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbedhjete) vjet burgim.

-Në aplikim të Nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Francesco Celestino Beccheti me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit fillon nga dita ekzekutimit të vendimit duke urdhëruar të kryhet në një Burg të Sigurisë Zakonshme.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzispër veprën penale të  “Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë- parashikuar nga Neni 186/2-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzispër veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim- parashikuar nga Neni 135-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzis, për veprën penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga Neni 144/a i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzis, për veprën penale të “Mos pagimit të taksave dhe tatimit”, parashikuar nga Neni 181 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzispër veprën penale të

“Kontrabanda me mallrat e tjerë”, parashikuar nga Neni 174 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

–Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzis, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të Nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Mauro Romolo De Renzis me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit fillon nga dita ekzekutimit të vendimit duke urdhëruar të kryhet në një Burg të Sigurisë Zakonshme.

3.Deklarimin fajtore të të pandehurës Liljana Antonio Condomiti, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 8 (tetë) vjet burgim.

4.Deklarimin fajtore të të pandehurës Erjona Ismail Troplini,për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të vepres penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe denimin e saj me 8 (tetë) vjet burgim.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurit Stavri Petro Peci, per vepren penale të “Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga Neni 186/2-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

–Në baze të Nenit 59 te Kodit Penal Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit të mësiperm për një afat 2 (dy) vjet me kusht që i pandehuri Stavri Petro Peci të mos kryej vepër tjetër penale.

-Urdhërohet i pandehuri të mbaje kontakte me Shërbimin e Provës Tirane.

-Në zbatim të Nenit 59 të Kodit Penal (i ndryshuar me Ligjin Nr 36/2017, afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

6.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fetah Dervish Dervishi,për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 186/3-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

–Në bazë të Nenit 59 të Kodit Penal Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit të vendimit të mësipërm për një afat 3 (tre) vjet me kusht që i pandehuri Fetah Dervish Dervishi të mos kryej vepër tjetër penale.

-Urdhërohet i pandehuri të mbajë kontakte me Shërbimin e Proves Tirane.

-Në zbatim të Nenit 59 të Kodit Penal (i ndryshuar me Ligjin Nr 36/2017, afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

7.Deklarimin fajtor të personit juridik “Kalivaç Green Energy”sh.p.k për veprën penale të

“Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 186/2 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.

-Deklarimin fajtor të personit juridik “Kalivac Green Energy” sh.p.k për veprën penale të

“Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga Neni 144/a i Kodit Penal dhe ne baze te Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik”  dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.

-Ne aplikim të Nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht me mbarimin e personit juridik.

8.Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 186/2-25 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.

-Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 135-25 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.

-Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar” parashikuar nga Neni 144/a i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik

-Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Neni 181 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik

–Deklarimin fajtor te personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Kontrabandë me mallrat e tjere”, parashikuar nga Neni 174 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” Kodi Penal dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.

-Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.

-Ne aplikim te Nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht me mbarimin e personit juridik.

9-Deklarimin fajtor të personit juridik “Cable System” sh.p.k,për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik

10-Deklarimin fajtor të personit juridik “400 KV” sh.p.k, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik

11.Deklarimin fajtor të personit juridik “Agon Set” sh.p.k, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.

-Në baze të Nenit 190 pika 1, germa “a” të Kodit Proçedurës Penale sendet e luajtshme (llogari bankare etj) dhe të paluajtshme që të pandehurit Liljana Condomiti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotëronin në raport me kuotat e tyre në shoqëritë “Energy” sh.p.k, “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k, “Agon Set” sh.p.k si dhe të llogarisë bankare të shtetasit Shpëtim Arbana për të cilat është vendosur sekuestro Konservative me vendimet nr.768 Akti dt. 05.06.2015 dhe nr.834 Akti dt.17.06.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pasqyruar në fashikullin nr.50 të gjykimit dhe të cilat ndodhen në administrim të Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, t’i kalojne shtetit.

-Në baze te Nenit 391 të Kodit Proçedurës Penale, dokumentat e rezultuara të fallsifikuara (situacionet e punimeve të fallsifikuara të shoqërisë “Energy” sh.p.k dhe faturat që i shoqërojnë), të asgjësohen.

Previous Post

Mashtroi në Suedi, kapet në Kukës. Përgaditet ekstradimi

Next Post

Caktohet zëvëndësi i Elisabeta Imeraj, një ditë pas shkarkimit

droni

droni

Next Post
Caktohet zëvëndësi i Elisabeta Imeraj, një ditë pas shkarkimit

Caktohet zëvëndësi i Elisabeta Imeraj, një ditë pas shkarkimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.