Arrestohet në Kukës me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Suedia, për veprën penale “Mashtrimi”.
U bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit A. A., 25 vjeç, rezident në Suedi.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Suedisë, pasi Gjykata e Jonkoping Suedi, me vendimin e datës 23.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese suedeze, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Suedisë. a.b











