Kryesia e PS që u mblodh sot pasdite vendosi të përcaktojë identikitin e Presidentit që do të zëvëndsojë Ilir Metën.
Pas diskutimeve në kryesi u vendos që Presidenti duhet të përmbusjë disa kushte të profilit të tij.
Presidenti i propozuar nga PS nuk duhet të jetë në politikë aktive dhe as i afiluar me PS.
Profili i Presidentit duhet të jetë një prurje nga Akademia, diplomacia apo ushtria, vendosi sot kryesia e PS.
Kryeministri Rama deklaroi pas daljes nga mbledhja se kandidati nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS. m.k












