Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë nga policia e Durrësit, 20-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Egzon Oruçit, 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin D. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. r.k












