Nuredin Dumani, i arrestuar si i dyshuar për disa vrasje ka pranuar të dëshmojë duke marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.
Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza , SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera. Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk. Ndërkohë dyshohen për vrasjen e Andi Zylyfit dhe Kevi Bahos. a.b












