Një avion me një motor u rrëzua sot në qytetin e Bursës në Turqi. Avipni ra në një lagje duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu.
Nuk ka viktina në vendin ku aeroplani u rrëzua, sipas autoriteteve lokale por dy shtëpi dhe disa makina janë dëmtiar.
Sipas rrjetit televiziv NTV avioni u rrëzua pranë aeroportit Gunouseli, pak pas ngritjes. Në vendngjarje kanë shkuar makina zjarrfikëse dhe ambulanca , raportojnë rrjetet turke të medias. r.j











