Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Belsh.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Belsh u shpall z. Dritan Flamur Cani me 94% të votave.
Është mbyllur ndërkaq edhe procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Maliq.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Maliq u shpall z. Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave.
Edhe në Vorë është mbyllur votimi. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall z. Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave. m.k












