Një person u plagos sot me armë zjarri në Shtiqën të Kukësit.
Burime bëjnë me dije se shtetasi me inicialet B.M ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin me inicialet F.A, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht raportohet se dy protagonistët e ngjarjes janë konfliktuar për çështje prone. a.b












