Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega 2 Tiranë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i Dega 2 Tiranë u shpall znj. Irma Profi Marku me 54% të votave.
Ndërkaq pas numërimit të votave u shpallën:
– Kryetar i Degës PD Lushnjë, z. Eduard Shyqyri Sharka me 52% të votave.
– Kryetar i Dega 4 Tiranë, z. Astrit Myslim Kasa me 51% të votave.
– Kryetar i Degës PD Kurbin, z. Gjergj Pal Oroshi me 56% të votave.
– Kryetar i Degës PD Ura Vajgurore, z. Bujar Karafil Dhëmbo me 60% të votave.
– Kryetar i Degës PD Fush-Arrëz, z. Hil Ndue Kola me 84% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i Degës PD Rrogozhinë u shpall z. Ilir Sabri Kasa me 67% të votave. m.k











