Një person u plagos rëndë sot në Lushnjë ndërsa qëndronte në këmnë afër atacionit të trenit. Autori ka qëlluar me breshëri ndërkohë që besohet se nuk ishte ai abjektivi.
“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Kujtim Meta, 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia e Lushnjës.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit. m.k











