Mësohen detaje të tjera në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi sot në Roskovec
Vjehrri që qëlloi me thikë është i identifikuar si Xhevair Hoxha ndërsa bashkëjetuesja e djalit të tij është Merushe Hazizi.

Merushe Hazizi
Hoxha e ka qëlluar Merushen me thikë dhe ajo mbeti pa jetë si pasojë e plagëve të mëdha të marrë.
Më pas Xhevair Hoxha në gjendje të rënduar psikologjike ka varur veten në një pemë të banesës.
Mësohet se 61-vjeçari Xhavair Hoxha nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, pasi ajo kishte qenë më parë e martuar. Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.
Njoftimi i policisë Fier:
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.












