Digjet makina e kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata, pasditën e së dielës, në qendër të fshatit.
Makina tip “Fuoristradë” është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit ndërsa kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme.
Kjo pasi, sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet.a.b












