Disa persona plagosën me mjete të forta kancelarin e Gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugicat e lagjes “Kala” ku dhe ka shtëpinë. Besohet se të paktën dy persona e qëlluan duke e lënë me plagë të rënda në kokë.
Aktualisht kancelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”. r.k











