Një 39 vjeçar u gjet pa jetë në një dhomë hoteli në Tiranë, pa shenja dhune.
Policia thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 39-vjeçarit.
“Më datë 07.03.2022, në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. a.b












