Ish-drejtuesja e INSTAT, Ines Nurja tha sot gjatë një interviste në syri tv se Këshillimi Kombëtar i kryeministrit Rama është nul për shkak të pjesëmarrjes së ulët ndërkojë që përfshirja e INSTAT është e paligjshme.
Nurja tha se prodhimi i statistikave zyrtare për këshillim është totalisht në kundërshtim me ligjin, rezultatet nuk mund të merren si të mirëqenia, në një kohë që është përgjigjur në anketë vetëm 25 % e popullsisë, e aq më tepër që një persona mund ta ketë plotësuar atë më shumë se 1 here. E në këto kushte, Këshillimi bëhet statistikisht nul.
Pedagogia e statistikave, njëherazi ish-drejtore e INSTAT, sqaroi se nuk ka ndodhur kurrë më parë, që ky INSTAT të behet palë me politikën, për të prodhuar rezultate në shkelje të ligjit. a.b











