Një shpërthim i fortë e ka tronditur sot në mëngjes pikën policore në vendin Xhizre në Turqinë Juglindore. Ndersa 9 persona u vranë dhe 64 u plagosën nga një sulm me auto bombë ka shpërthyer jashtë godinës së Policisë në qytetin Cizre, në juglindje të Turqisë. Televizioni NTV njoftoi seautoambulanca janë dërguar në vendin e incidentit, prej ku ngrihet një re e madhe tymi. Xhizre ndodhet në provincën Shirnak e cila kufizohet me Sirinë dhe Irakun. Në këtë rajon shumica janë kurdë.











