Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur sot një në ambientet e Kryesisë me Enkelejd Alibeajn, të cilin e konsideroi si kreun e komanduar të Partisë Demokratike.
Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës njohu vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit që nën të paqënë vendimet dhe postet e mëparshme në PD. Ndërkohë Alibeaj ka dorëzuar një ankim për vendimin e gjykatës së Tiranës, ankim që inkurajohet edhe më tej nga lëvizjet e ambasadores amerikane.
Yuri Kim shkruan në Twitter:
Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së dhe kreut të grupit parlamentar, për një një gamë të gjerë çështjesh.
SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së , shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen.
SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!












