Mbetje kockore të një personi janë gjetur sot në Fush Kuqe, njoftoi policia e Kurbinit.
Behet fjalë për mbetje pas një kphe të gjatë ndërkohë që nuk jepen detaje të tjera.
“Rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se në vendin e quajtur “Fushë Kuqe”, në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme”, njoftoi policia e Kurbinit. a.b












