Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy vëllezërve shqiptar në Itali, mëngjesin e kësaj të shtune në Chessa, në komunën e Scansano.
Dy shqiptarët janë përfshirë në aksident rreth orës 06:30 të mëngjesit, ku makina e tyre është përplasur me një makinë tjetër, raportojnë mediat italiane.
Drejtuesi i makinës së dytë të përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur, por lehtë.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerë llamarinat e makinës për të nxjerrë trupat e dy shqiptarëve nga struktura e mjetit.
Dy vëllezërit raportohet se lanë pas 5 fëmijë, sipas mediave të vendit fqinj. a.b











