Kreu i FRPD, Belind Këlliçi kërkoi sot nga Rama të mos bllokonte arrestimin e Alqi Bllakos megjizhëse ai është vetëm nënfishi i Agaçit, Ahmetajt, Veliajt në aferën e inceneratorëve.
Deklaratë e Partisë Demokratike!
Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.
Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.
Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.












