Lulzim Basha pre disa ditësh po vijon takimet e ‘lamtumirës’ me mbështetësit e tij në periferi të Tiranës.
Pas një takimi në Ndroq ai është parë sot me demokratë në zonën e Dajtit dhe në degën 8 në Tiranë.
Foto e takimit është publikuar në rrjetet sociale nga një prej të pranishmëve ndërkojë që në krah të Bashës është kreu i seksionit të Dajtit, Arben Shkoza.
Basha kishte një mbështetje modeste në anëtarësinë e PD, kryesisht atje ku ai kishte emëruar vetë kryetarët e degëve. a.b












