Pasditen e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Kakaç, Maliq, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive në pronësi të shtetasit P. F., ku për pasojë janë djegur disa krerë bagëti të imëta.
Dëme në njerëz, nuk ka.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











