• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIU/ Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinëkombëtare

droni by droni
24 March, 2022
in Opinion
0
Tërheqja e trupave ruse nga kufiri, reagon Ukraina: Besojmë kur të ikin të gjithë ushtarët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ekrem Spahiu*

Aventura ruse në Ukrainë tregoi se jo vetëm dy shtetet nëkonflikt, por e gjithë bota ndodhet përpara rreziqesh sigurie. Janë rreziqe ku koha nuk pret: SHBA dhe fuqitë e tjera demokratike bërthamore ridimensionuan menjëherë masat për tëpërballuar konfrontimin e një natyre të re të kërcënimit bërthamor, ku shteti agresor që zotëron këto armë dhe që kërkon të revizionojë rendin botëror përmes forcës ushtarake e përdori këtë armë si masë çinkurajimi për t’i shpëtuar ndëshkimit konvencional nga bota demokratike.

E gjithë Europa dhe SHBA po ridimensionojnë politikat kombëtare dhe të sigurisë.

Invazioni barbar i Rusisë në Ukrainë dhe dhimbja që shkaktojnëtë vrarët dhe viktimat e pafajshëm; shkatërrimet; largimi si refugjatë i milionave qytetarëve, fëmijëve e grave për tëshpëtuar kokën dhe kampet e pritjes së tyre në vende tëndryshme; ngritja drastike e çmimeve; kriza ekonomike që po pason këto zhvillime; e të tjera, natyrshëm kanë rritur ndjeshmërinë e opinionit publik, politik e diplomatik në të gjithëbotën.

Ky reagim publik u pasqyrua në qëndrimin, ndoshta unik, tëasamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku rezoluta e 193 shteteve që dënon këtë invazion dhe që kërkon tërheqjen e menjëhershme të forcave pushtuese ruse, u votua kundër vetëm nga katër regjimet më të urryera që sundojnëBjellorusinë, Korenë e Veriut, Eritrenë dhe Sirinë.

Sidoqoftë, ky invazion, i kryer pa asnjë shkak dhe në thyerje flagrante të të drejtave themelore të shteteve e kombeve për përzgjedhjet e tyre politike dhe të sigurisë e po ashtu në tentativëpër të shkatërruar arkitekturën e gjithëpranuar të sigurisëndërkombëtare, ridimensionoi si mënyrën e mbështetjes dhe ndihmave ndaj një vendi që cënohet në këtë mënyrë, por edhe diplomacinë si instrument themelor i zgjidhjes së konflikeve.

Lufta në Ukrainë, ridimensionoi gjithashtu fuqinë dhe efektivitetin e sanksioneve si instrumente ndëshkues në botën moderne e globaliste që jetojmë.

Ndoshta mësimin më të madh e kemi Gjermaninë, e cila, nën optikën e rreziqeve që projekton agresioni rus në Ukrainë dhe jo vetëm, bëri një ndryshim radikal në kursin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, duke njoftuar eksportin e armëve në Ukrainë, rritjen dramatike të shpenzimeve të mbrojtjes me njëqind miliardë euro dhe mbështetjen e Gjermanisë për sanksione të ashpra kundër Rusisë, e cila është furnizuesi kryesor i Gjermanisë me gaz dhe qymyr, masa këto që u mbështetën nëmasë dërmuese edhe nga opinioni publik gjerman.

Serbia, e përkundur nga bindja se Rusia është garante e interesave serbe përgjithësisht dhe në Kosovë posaçërisht, do ta dëshironte shumë një sukses rus në Ukrainë, ngase i vinte përshtat dhe si mbështetje ndaj Serbisë për ruajtjen e balancës sëforcave në rajon.

Këtë pretekst, “garancinë ndaj Ukrainës ruse” përdori edhe Rusia. Autokratët e tipit Putin kanë axhendë të ndryshme nga ajo e arkitekturës botërore të sigurisë. Nuk e kanë për gjë që“garancinë” ta kthejnë në një justifikim lufte.

Prandaj edhe invazioni rus në Ukrainë nuk mund të mbetet thjesht një çështje solidariteti me popullin ukrainas.

Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë që i kërkon qeverisë të nisë negociatat për anëtarësimin e shtetit të Kosovës në NATO, Bashkimin Europian, Këshillin e Europës dhe organizma të tjera ndërkombëtare.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, tashmë antar i NATO-s, është shprehur për mbështetjen e antarësimit tëKosovës në NATO.

Për më tepër akoma, Presidenti i Turqisë Erdoğan, u shpreh kohët e fundit se mbështet procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe u angazhua se do të ndërmarrë edhe hapat e duhura për këtë qëllim.

Po Shqipëria? Vendi ynë, e ka detyrim kushtetues “të veprojë nëmbështetje të prosperitetit të gjithë kombit, të aspiratësshekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar“.

Prandaj është urgjente që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me njërezulutë të mbështetur nga të gjithë deputetët e spektrit politik,për antarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO.

Partitë politike jo vetëm që nuk duhet ta përvetësojnëantarësimin e Shqipëris në BE si fitore politike të njerës apo tjetrës parti, por si fitore të Shqipërisë. Prandaj është urgjente qëKuvendi i Shqipërisë, të adresojë një kërkesë të unifikuar për shpejtimin e procedurave të antarsimit të Shqipërisë në BE.“Ping-pongu” që luajnë qeveritë e disa vendeve të BE, të cilët venë në dyshim kapacitetet europiane të Shqipërisë, është e patolerueshme që ta luajnë edhe politikanët shqiptarë.

Ndërkohë, zhvillimet në Ukrainë duhet të bëhen një kambanëalarmi për të ridimensionuar çështjet e sigurisë së vendit. Në këtë kuadër, është e domosdoshme të rishikohen kapacitetet reaguese në rast kërcënimi të sigurisë kombëtare. Për më tepër, këto kapacitete duhen parë jo thjesht si çështje buxheti mbrojtjeje (që ka vend për t’u rishikuar), por në radhë të parë si çështje e sigurisë ekonomike, e sigurisë energjetike, etj. Është momenti që të rishikohet, i gjithë sistemi i menaxhimit të burimeve energjetike, duke ia kthyer këto burime sigurisë kombëtare dhe jo firmave me adresa të dyshimta ndaj kësaj sigurie.

*ish-deputet dhe zv/minisër i Mbrojtjes  

Previous Post

Aksident në Këlcyrë, 4 të plagosur, urgjent në spital

Next Post

Sherr me Rithemelimit dhe Vulës në Parlament, censurohet fjala e deputetit Tritan Shehu

droni

droni

Next Post
Parlamenti një minutë heshtje për viktimat e covid në Shqipëri

Sherr me Rithemelimit dhe Vulës në Parlament, censurohet fjala e deputetit Tritan Shehu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.