Në mbledhjen e datës 23 mars 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të rritet në nivelin 1.0%, norma e depozitës njëditore të mbetet e pandryshuar në nivelin 0.1% dhe norma e kredisë njëditorë të rritet në nivelin 1.9%.
Duke argumentuar vendimin për të rritur normën bazë, Guvernatori Gent Sejko, tha se goditja inflacioniste që ka shkaktuar sulmi i Rusisë në Ukrainë do të jetë më e fortë dhe më afatgjatë krahasuar me projeskionet e mëparshme. Inflacioni pritet të jetë i lartë dhe sipër objektivit të Bankës së Shqipërisë të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm.m.k












