Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov dhe dy pjesëtarë të tjerë të qeverisë që u arrestuan një ditë më parë në lidhje me 120 raste shpërdorimi të fondeve të BE, u lanë të lirë.
Boyko Borisov u arrestua me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Europian, drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.
Bashkë me të u arrestuan ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-zëdhënësja e qeverisë Sevdalina Arnaudova, dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave, Menda Stoyanova.
Borisov është zyrtari i parë i lartë që arrestohet nga institucioni i prokurorisë së BE, i cili u themelua një vit më parë.
Ai ka shërbyer tre mandate si kryeministër i Bullgarisë, duke u zgjedhur për herë të parë në 2009. a.b











