Nis marshimi masiv i qytetarëve sot nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë në ditën e 5 të protestave kundër qeverisë.
“Rama pasurohet, çmimet dyfishohen”-janë një ndër brohoritjet në nisje të kësaj proteste.
“Paketa që prezantoi Rama është fallco sepse çdo shqiptar sot është i rrënuar ekonomikisht”, deklaroi një protestues për faxnews.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë për uljen e taksave dhe lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar. a.b











