Lushnjaret ne diten e dytë te protestues kërkojnë uljen e çmimeve.
Ditën e sotme ne orën 17.00 i gjeti qytetarët lushnjare serisht ne sheshin kryesor perpara Bashkisë duke protestuar per uljen e çmimeve .
Deri me sot kemi dëgjuar vetëm mashtrime dhe premtime boshe. Njëherë krizë , pastaj pandemia e sot lufta ne Ukraine. Populli mbeti i papunë, asnje mbeshtetje dhe ndihmen nga shteti:- ishin fjalet e një protestuese sot . Rama po na gënjen. Shtetin e ka vetëm te pasurojë oligarkët . Sot duhet ta ndalin te keqen të gjithë , neser ështe vonë.
Një tjetër folës tregoi me ironi godinën e Bashkisë . “Sa ironike jane bere drejtuesit Mavi. Sot shpallen festen e karnavaleve kur qytetarët duan pune se nuk kane të ardhura per te mbajtur familjen”, tha ajo.
Thirrje drejtuar te pranishmëve i bene ne vazhdimësi per pjesmarrje nesër në protestën e orës 11.00 në Tiranë. Saimir Mërtiri
















